Shmanget arratisja në Burgun e Drenovës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas arratisjes spektakolare të shtatë të dënuarve nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë, një tjetër tentative po përgatitej nga tre bashkëpunëtorët e Admir Tafilit dhe gjashtë të arratisurve të parë. Burime policore për Vizion Plus bëjnë të ditur, se Elvis Lami, Olsi Maçi dhe Altin Macini, të dënuar pas arratisjes së 23 nëntorit, kishin planifikuar të linin dhomat e paraburgimit. Gjate një kontrolli të befasishëm të një ekipi nga Tirana, në dhomat e tyre u gjeten telefona celularë dhe tre sharra hekuri. Policia dhe prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe bashkëpunëtoret që kanë ndihmuar tre të dënuarit me mjete komunikimi dhe pajisje prerëse. Nën hetim është vënë edhe një nga oficeret e regjimit të jashtëm të burgut, i cili pas arratisë spektakolare të nëntorit u transferua nga burgu i Peqinit në Drenovë. Dyshohet që tre fletët e sharrave të hekurit të jenë futur nëpërmjet një kutie shahu. Ndërkohë do të zbardhen të gjitha kamerat e Burgut të Sigurisë së Lartë për të identifikuar bashkëpunëtoret që futën edhe telefonat në dhomat e të dënuarve. Pas arratisjes dhe kapjes së shtatë të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, Elvis Lami bashkëpunëtori i tyre u la në burg pasi ditën e arratisë, për të shpërqendruar vëmendjen e policisë, ka hedhur në afërsi të komisariatit të Korçës një granatë. Ndërsa Olsi Maçi dhe Altin Maçini kanë ndihmuar të burgosurit me automjete për të kryer arratinë. Pas arratisjes së parë, krahas shtatë të dënuarve që iu kthyen qelive, në burg përfunduan edhe 21 punonjës dhe policë të burgut të Drenovës, ndërsa shumë të tjerë u larguan nga puna. Vetëm pas zbardhjes së ngjarjes së fundit pritet të merren edhe masat ndaj bashkëpunëtorëve.