http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A mund te parashikohet ataku kardiak? Ekspertet e institutit për kërkime në Kaliforni thonë se kjo është e mundur. Gjatë vëzhgimit të një grupi prej 111 personash, 79 prej të cilëve kanë pësuar një atak, është vërejtur se në pjesën dërrmuese të rasteve, janë gjetur gjurmë të qelizave që i përkasin mureve të enëve të gjakut. Sipas profesor Peter Kun, rezultati i këtij vëzhgimi i çon studiuesit në një tjetër pyetje, nëse është e mundur që gjurmët e këtyre qelizave të gjenden në ata persona qe rrezikojnë të pësojnë një atak. Nëse kjo do të arrihej, thekson profesor Kun, atëherë zbulimi ynë do të ishte i jashtëzakonshëm, pasi do të mund të parandalonim atakun kardiak që në fazat e tij të hershme. Nderkohe eksperte te fondacionit "British Heart" theksojnë se ky zbulim do të ndryshonte krejtësisht dhe mënyrën sesi kurohen pacientët që rriskojnë ose kanë pësuar një atak kardiak.