Superliga, largime dhe afrime lojtaresh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janari edhe për skuadrat shqiptare të futbollit është muaji i fazës përgatitore, por edhe i merkatos për forcimin e ekipeve në prag të pjesës së dytë të kampionatit. Një nga këto është edhe Vllaznia e Shkodrës, e cila ka filluar stërvitjen e parë për vitin 2014. Në një ecuri aspak pozitive në vitin që sapo lamë pas në vend të 8-të, por me pikë të barabarta me Bylisin që është në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria kuqeblutë kërkojnë të ndërhyjnë fuqishëm në merkato për të shpëtuar sezonin. Në stërvitjen e parë ra në sy prania e tre futbollistëve që kishin ardhur për provë, mbrojtësi sloven Aleksander Beric, mesfushori serb Ivan Kurtusic dhe shqiptari nga Kosova, Hysen Tahiri, i Drenicës. Ndërkohë, nga Vllaznia me të gjitha gjasat do të largohet Klodian Semina, i cili është në Sllovaki për provë. Me afrimin e lojtarëve të rinj dhe cilësorë drejtuesit e Vllaznisë shpresojnë që gjysma e dytë e sezonit në superligë të jetë shumë më ndryshe në rezultate. Deri tani, Vllaznia akoma nuk e ka përcaktuar vendin se ku do të bëjë fazën përgatitore në Shkodër apo Ulqin të Malit të zi.

Free Traffic Exchange