Kandidatët për drejtues të Teatrit Kombëtar janë Edmond Budina, Hervin Çuli dhe Laert Vasili. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Kulturës, ku sqarohet se komisioni i ngritur për përzgjedhjen ka vlerësuar se platformat e paraqitura nga këta tre kandidatë janë më të plotat dhe në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administruese për drejtuesin e institucionit në fjalë.