Gjuha e huaj me detyrim? Problem dhe niveli i testimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A mund të mësohet një gjuhë e huaj gjatë 10 viteve të shkollës, para hyrjes në Universitet? Për specialitet kjo është e arritshme nëse plotësohen të paktën dy kushte kryesore, cilësia e teksteve dhe e mësimdhënies. Por sot në shkollat shqiptare janë të pakte nxënësit që gjuhen e huaj e kanë piken e tyre më të fortë. Pas vendimit që Gjuha e Huaj të jetë provim i detyruar në maturën shtetërore shume gjimnazistë i tremben testimit. Të imponuar nga prindërit apo për shkak të prirjeve të tyre, ka nga ata të rinj që këtë vendim e shohin si shpërblim të punës gjatë viteve të shkollës. Jashtë kamerës mësues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme tregojnë se provimi i detyruar i gjuhës së huaj është i domosdoshëm në ditët e sotme, ndonëse niveli i nxënësve dhe mësuesve nuk është i njëjte në qytete dhe fshatra të ndryshëm. Kjo duket qartë nga rezultatet e të rinjve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Duke mbështetur vendimin e Ministrisë se Arsimit për provimin e detyruar të gjuhës së huaj në maturë, drejtues të shkollave të larta kërkojnë rishikimin e ligjit edhe për pjesën e Universiteteve pasi mbrojtja e gjuhës së huaj është në nivele qesharake. Për herë të parë maturantet këtë vit e kane kusht provimin e detyruar të Anglishtes, Gjermanishtes, Italishtes ose Frëngjishtes. Nëse nuk kalojnë, ata nuk marrin dot shkollën e mesme. A është ky një vendim i nxituar apo i vonuar për t'u aplikuar ne Shqipëri? Kjo mbetet për t'u pare pas rezultateve të maturanteve në testimin kombëtar të gjuhës së huaj.

Free Traffic Exchange