Krrabë, varfëri dhe abuzime me ndihmën ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Krraba, vetëm 25 km larg Tiranës, ku jetojnë 900 familje dhe 1/4 e tyre marrin ndihmë ekonomike. Vetëm një ditë më parë shërbimi social denoncoi abuzimet në këtë liste që shkojnë pothuajse në 90% të rasteve. Persona me pronë, makina apo të punësuar marrin pagesën mujore prej vitesh, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 7 milionë lekë të rinj. Por dëmi nuk është vetëm për xhepat e shtetit. Jetojnë vetë i pestë në këto dy dhoma. Kryefamiljari përpiqet të gjejë punë të vogla, si p.sh. qepja e këpucëve, për të shtuar të ardhurat e familjes. Kanë ardhur nga Shëngjergji vite më parë, por nuk i kanë ikur dot varfërisë. Ndaj pesë frymë mbahen me 2.700 lekë të rinj në muaj, edhe pse u takon të marrin pagesën maksimale 8 mijë lekë. Në padinë e shërbimit social shtetëror ishin përfshirë edhe kryetari dhe disa nga anëtarët e këshillit bashkiak. Kryetari i komunës Krrabë pohon se përfshirja e tyre në skemë është bërë duke i konsideruar të varfër edhe pse marrin një pagesë nga komuna. Ndërsa drejtorja e Shërbimit Social për rajonin e Tiranës deklaron se kjo është e kundraligjshme. Kontrolli në skemën e ndihmës ekonomike vijon dhe brenda pak ditësh në prokurori pritet të dorëzohen të tjera kallëzime penale, kësaj here jo vetëm për komuna, por për bashki të mëdha.

Free Traffic Exchange