Tirana, kryeqyteti pa asnjë parkim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndoshta dikujt nuk i dhimbset një 1 mijë apo 2 mijë lekësh gjobë në xhamin e makinës? Por, kur kjo fletë ngjyrë rozë është e përsëritur situate ndryshon? Megjithatë, siç po ndiqni në këto pamje kryeqyteti është i mbushur me rrugë ku tabela tregon ndalim parkimi, madje dhe ndalim qëndrimi për pak sekonda por asnjë prej këtyre automjeteve nuk e ka respektuar? Janë të gjithë këta shoferë që po sfidojnë ligjin në rrugën pranë Shkollës të Baletit. Po në këtë tjetrin në "Don Bosko" apo më tutje në pranë "Ali Demit", madje edhe në Unazë ku situata është e njëjtë? E vërteta është ajo që dimë të gjithë. Në kryeqytet mungojnë parkimet. Asnjë parkim në Tiranën me 140 mijë makina. Asnjë parkim në Tiranën që përballon çdo ditë fluksin e mijëra automjeteve që vijnë nga rrethe të tjera apo kalojnë tranzit për në një qytet tjetër, Unaza e Madhe që do të shmangte një pjesë të trafikut mungon. Asnjë ndërtesë shumëkatëshe, edhe pse të tilla ka shumë dhe që presin të shiten nuk është konceptuar për parkim me pagesë. Asnjë parkim nëntokësor edhe pse një i tillë ka marrë dhe lejen e ndërtimit madje bllokoi për shumë muaj një prej shesheve që ishte improvizuar si parkim pranë stadiumit "Qemal Stafa". Në fund, në këtë Tiranën tonë pa parkime, qytetarët luajnë macja me miun me policinë. Madje në disa raste arrin deri aty sa kur sheh gjobën ne xhamin e makinës, që e ke parkuar me ndërgjegje në një rrugë ku nuk lejohet pasi nuk ke zgjidhje tjetër, gëzohesh që të paktën nuk ta kanë marrë fare automjetin me karroatrec. Dhe gjobën 1 apo 2 mijë lekëshe në këtë rast e ke marrë me dëshire.

Free Traffic Exchange