Nikla në kërkim të ujit të pijshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga banoret më të vjetra të Niklës në Krujë, e cila këto 24 vitet e fundit mbush ujë për familjen e vet në një trumë, që e nxjerr ujin e pusit me anën e një pompe. Familja e saj nuk i ka kushtet për një investim të tillë, por një shtëpi në mes të fshatit iu vjen kështu në ndihmë këtyre njerëzve që nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre. Komuna e Niklës me 11 mijë banorë nuk ka pasur asnjëherë investim për Ujësjellës. Kryetari i saj Rraman Rranja thotë se ka pasur një tentativë nga një bankë austriake për ta financuar Ujësjellësin, por sipas tij fondet nuk u dhanë pasi për ta kryer investimin komuniteti duhet të ishte më i madh se 40 mijë banorë. Megjithatë, banorët e kësaj komune shpresojnë se projekti për ujësjellësin të bëhet realitet. Komuna Nikël në Krujë ka gjithsej 9 fshatra, ndërsa banorët atje vazhdojnë të përdorin ujë pusi të pakontrolluar apo ta mbushin atë në burimet natyrore që ndodhen në zonë.

Free Traffic Exchange