I ftohti polar në SHBA, si u paralizua Çikago - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
SHBA po i kthehet normalitetit pas temperaturave rekord nën zero të këtyre ditëve që kanë paralizuar lëvizjet dhe aktivitetet normale në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse tregon Sofika Balliu, një emigrante shqiptare që jeton prej disa vjetësh në Çikago, pjesa më e madhe e shkollave në këtë shtet kanë ndërprerë mësimin, ndërsa udhëtimi për në punë është bërë gjithnjë e më i vështirë. Sofika thotë se situata është menaxhuar shumë mirë nga autoritetet, ndërsa televizioni ka informuar vazhdimisht për parashikimin e motit. Ajo tregon se temperaturat po shkojnë drejt përmirësimit. Tre ditë më parë në Shtetet e Bashkuara, temperaturat shënuan -50 gradë celsius, një acar i paparë ky në dy dekadat e fundit. Deri më tani nga i ftohti polar në Shtetet e Bashkuara 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa pjesa më e madhe e vendeve pushuan aktivitetet e përditshme.