Psikologët për familjen në krizë dhe krimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e katërfishtë në Gjonomadh të komunës së Voskopojës ka tronditur një fshat të tërë. Banorët atje nuk e besojnë ende atë që ka ndodhur në fshatin e tyre të varfër e të harruar, që tashmë është bërë i njohur pikërisht për shkak të kësaj masakre. Por ata nuk pranojnë të komentojnë lidhjen e mundshme të autorit të krimit me viktimën, çka çoi në këtë krim të rëndë, ndoshta në shenjë respekti ndaj të vdekurve. Brenda një viti në rrethin e Korçës kanë ndodhur dy ngjarje të rënda dhe të dyja lidhen me histori pasioni. Një vit më parë, një person vret në një mjet taksi në fshatin Koritë, ish të dashurën e tij bashkë me të dashurin e saj të ri dhe më pas në të njëjtin vend vetëvritet. Për psikologen Irena Nika, pedagoge në Universitetin e Korçës, gjithçka lidhet me kushtet e vështira ekonomike, nivelin e ulët arsimor, por edhe probleme të tjera sociale. Raste të tilla vrasjesh të rënda në qarkun e Korçës, fatkeqësisht nuk janë të rralla. Një vit më parë në Ersekë u regjistrua një vrasje për xhelozi në ditën e të dashuruarve, ndërsa pak muaj më vonë, një vajzë u vra në një nga hotelet e qytetit nga një i moshuar.

Free Traffic Exchange