Historia e masakrës, shkak lidhja jashtëmartesore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Bashkim Latollari, autori i vrasjes së katër personave në fshatin Gjonomadh të Korçës, që historinë e dashurisë e përfundoi në një masakër dhe më pas u vetëdorëzua në polici. Gjatë pyetjeve, 35-vjeçari i ka deklaruar policisë se donte të martohej me Daniela Meçollarin, një nënë me dy fëmijë, por askush nuk ka qenë dakord me këtë. I pari që e ka refuzuar kërkesën e Bashkim Latollarit ishte daja i Belimon dhe Daniela Meçollarit, Rexhep Metollari, i cili e ka paguar me jetë kundërshtimin e kësaj lidhje. Pas kësaj, autori i kësaj masakre ka shkuar tek shtëpia ku jetonte çifti Meçollari dhe ka qëlluar drejt tyre duke iu marrë jetën. Vrasja ka terrorizuar fëmijët 4 dhe 6 vjeç, pasi ata kanë parë gjithçka ka ndodhur me prindërit e tyre. Neki Meçollari, i zoti i shtëpisë nuk ka qenë në shtëpi në momentin e krimit. Ai kërkon që ligji të zbatohet me gjithë rreptësinë e tij ndërsa shton se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt mes familjarëve të tij dhe autorit të krimit. Bashkim Latollari, autori i kësaj masakre, është i pamartuar dhe ka dy vëllezër të tjerë të cilët ndodhen në burg për vepra të rënda penale, duke lënë në shtëpi tashmë vetëm nënën e tyre të moshuar. Policia ka vijuar edhe sot pyetjet për personat që kanë dijeni për ngjarjen dhe për lidhjen e mundshme mes Bashkimit me Danielën. Banorët e këtij fshati janë shokuar nga kjo ngjarje, por asnjë prej tyre nuk pranon ta komentojë atë. Çifti Meçollari do të varroset në fshatin Gjonomadh ndërsa bashkëshortët Metollari janë varrosur në Korçe nga vajza e tyre, pasi të pesë fëmijët e tjerë të çiftit të moshuar janë në emigracion.