Kontrolle mjekësore falas për moshat 40-65 vjeçare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse na pyesin kur kemi bërë kontrollin e fundit mjekësor në më të shumtën e rasteve përgjigja është se te mjeku shkojmë kur kemi dhimbje. E meqenëse shqiptaret njihen si popull me mungese kulture për vizitat rutine, këtë mision e ka marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë përmes depistimit të 800 mijë personave nga 40-65 vjeç, mosha me e prekur nga semundshmeria. Zv/Ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, kryetar i grupit të punës, në një intervistë për Vizion Plus ka sqaruar këtë iniciative që pritet të zbulojë një numër të lartë sëmundshmerie në popullatë. Nga 421 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, janë përzgjedhur 250 ku do të shkojnë aparaturat për bërjen e analizave. Baza materiale dhe dixhitalizimi i të dhënave do të merret përsipër nga kompania koncesionare që do të fitojë tenderin për këtë nismë që vitin e parë shkon në 5 milionë dollarë. Ministria e Shëndetësisë ka menduar për mekanizmat stimulues që do të nxisin njerëzit të shkojnë të bëjnë kontrollin mjekësor tek mjeku i familjes. Kjo është hera e parë në dy dekada që bëhet një depistim i tillë. Ndaj mos u habisni nëse në pjesën e dyte të këtij viti, ju vijnë në shtëpi pa i thirrur stafe mjekësore. E rëndësishme është të dimë se çfarë ndodh me organizimin tonë edhe kur ai nuk na lëshon sinjale, që shpesh janë faza e fundit e sëmundjes.