http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdonjërit prej nesh mund t'i këtë ndodhur që në gjendjen e llogarisë së tij në fund të çdo muaji t'i mungojë një shumë modeste të cilën banka që të jep shërbimin e merr për mirëmbajtjen e llogarisë. Por kjo nuk ndodh në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian. Selami Xhepa pranon që në Shqipëri ka banka të cilat të ofrojnë shërbime dhe madje të hapin llogari falas, por në fund të vitit fatura për këtë llogari mund të shkojë edhe deri në 100 euro. Ndryshe nga ne, BE e ka zgjidhur këtë çështje me anë të një direktive, e cila detyron bankat që shërbimet kryesore t'i bëjnë pa asnjë tarifë shtesë. Nga ana e saj që në korrik të 2012-ës Banka e Shqipërisë me anë të një rregulloreje ka tentuar të detyrojë bankat të bëjnë publike të gjitha tarifat, por me një kërkim të thjeshtë në internet rezulton se asnjë prej tyre nuk ka të dhëna konkrete për çmimin që duhet paguar për këto shërbime. Të gjitha flasin për shpejtësinë dhe sigurinë që ofrojnë, por jo për përqindjen që duhet të paguash për transfertën. Për ekspertët e ekonomisë tarifat e larta të shërbimit nxisin në shumë raste edhe evazionin. Të gjithë ata që duan të dinë se cilat janë tarifat që duhet të paguajnë për shërbimet bankare mund t'i gjejnë në faqen e Bankës së Shqipërisë, por edhe këto të dhëna nuk janë të përditësuara në kohë reale. Madje rruga për të mbërritur deri te kjo faqe të dhënash është tepër e komplikuar