Granatë banesës së kryetarit të PD-së në Pogradec - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtëpia e kryetarit të PD-së së Pogradecit, Lun Lipo ishte në shënjestër të një sulmi me granatë luftarake. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në lagjen 5 të këtij qyteti ku banon kreu lokal i PD-së. Granata ishte vendosur në katin e parë të banesës trekatëshe, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Në katin e parë ndodhej vetëm nëna e Lipos ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte në katet e sipërme të godinës. Kreu i PD-së së Pogradecit e motivon këtë si një akt politik, ndërsa shton se nuk ka asnjë konflikt personal në qytet apo diku tjetër. Policia lokale e ndodhur ka shoqëruar në komisariat 20 persona, mes të cilëve edhe të dyshuar për ngjarjen, megjithatë nuk ka ende njoftime për autorët e mundshëm të këtij atentati, që ka terrorizuar banorët e këtij qyteti. Pas ngjarjes ka reaguar edhe partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi. "Që kur ka ardhur në pushtet, kjo qeveri ka krijuar dhe nxitur një klimë agresiviteti ndaj opozitës. Kërcënime në parlament, dhe dhunë shtetërore e kriminale ka pasur vazhdimisht në këto muaj ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga skenari i kërcënimit të kundërshtarit politik, pasi ky është një skenar me pasoja të rënda për vendin".

Free Traffic Exchange