Abuzimi me çmimin e cigareve, shtrenjtohen 50 lekë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çmimi i cigareve ka pësuar një rritje të ndjeshme në këtë fillim viti me hyrjen në fuqi të ligjit për rritjen me 20 lekë të akcizës së duhanit. Por ajo që vihet re janë abuzimi me çmimet nga ana e tregtarëve. Dikush e ka rritur 10, 20 apo 50 leke. Sipas qendrës së auditimit të kontabilitetit në Tirane, abuzimi është i dukshëm. Kjo sepse pas rritjes së akcizës me 20 lekë për paketë, ajo del në treg deri në 50 lekë më shtrenjtë. Sipas z. Binaj kjo ndodh pasi informaliteti në treg është i lartë gjë që kërkon një administrim më të mirë nga ana e tatimorëve për të larguar nga rruga tregtarët ambulantë me qëllim kontrollin më të mirë të pikave të licencuara. Ekspertët këshillojnë gjithashtu jo vetëm rregulla më të forta nga Administrata Tatimore por edhe një ndërgjegjësim të konsumatorëve me anë të spoteve televizive për të mos rënë pre e abuzimeve të çmimeve nga ana e tregtareve.