Tirana vuan për një By Pass - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga shumë kryeqytete të Europës por dhe qyteteve të Shqipërisë, Tirana nuk ka të plotësuar Unazën e Madhe apo siç quhet ndryshe "By Pass"-in. Edhe pse plani rregullues i kryeqytetit parashikon ndërtimin e këtij aksi, ende dhe sot segmente rrugësh të shkurtra të mbetura pezull vetëm për shkak të shpronësimit kanë bërë që ky plan të ngrijë. Një prej këtyre është edhe pjesa që lidh Rrugën e Elbasanit me zonën e Kombinatit. Për ekspertët rrugorë, pjesa më e domosdoshme është përfundimi i unazës së madhe, pasi kjo do t'i hiqte trafikut të qytetit mijëra automjete të cilat janë të detyruara të hyjnë brenda në qendër dhe të marrin më pas drejtimin për në vende të tjera. Por përveç kësaj, ekspertët thonë se ka ardhur koha që tashmë të mendohet edhe për krijimin e rrugëve tangenciale të cilat do të lidhin kryeqytetin me aksin verior dhe veri -- lindor, i cili i mungon. Ne Tirane ka 140 mije makina te regjistruara, ndërsa numri i atyre që qarkullojnë e në kryeqytet natyrisht është akoma me i larte. Por Tirana ka vetëm 143 kilometra rrugë, shifra këto që flasin vetë për rrëmujën dhe kaosin që krijohet çdo ditë.

Free Traffic Exchange