http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
77-vjeçarja Penellopi Samara jeton në një shtëpi modeste të fshatit Terihat të komunës së Dropullit të poshtëm në Gjirokastër. Ajo është traktoristja e parë e këtij rrethi dhe si sot 60 vjet më parë, më 4 janar 1954 ka shkuar në Finiq për të marrë në dorëzim traktorin e saj. Kjo është fotoja e saj e parë mbi traktor e realizuar pikërisht në atë ditë, ndërsa e moshuara thotë në gjuhën e vet amtare, se nuk më zinte gjumi nga meraku që kishte për traktorin. Që në moshën 17-vjeçare ajo punoi përkrah traktoristëve të tjerë në luginën e Drinosit. E moshuara që dikur e gdhinte në arë, sot shqetësohet se sot rinia nuk është e lidhur me tokën dhe bujqësinë. Edhe pse ka kaluar një jetë mbi traktor, për punën e bërë ajo ka mbetur e pa kënaqur, pasi merr një pension vetëm prej 14 mijë lekësh në muaj. Si kujtime të një kohe të largët, Penellopi sot tregon diplomën që e shpall traktoristja më e mirë në Republikë në vitin 1963.