Urgjenca, gati për festën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse festë, momenti i ndërrimit të viteve është periudha me më shumë urgjenca mjekësore. Mjeket e urgjencës së Tiranës e ndajnë në tre tipe urgjencash këtë natë, sipas fashave orare. Mesnata që sjell të plagosurit nga fishekzjarrët, ora 03:00 e mëngjesit me persona që pijnë tej normave apo të aksidentuar nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur. Dhe mëngjesi ku fillojnë dhe shfaqen problemet e helmimit nga ushqimi ose komplikacionet tek të sëmuret kronikë nga shkelja e dietës. Por për mjekët fluksi më i madh i urgjencave është me ata që e teprojnë me pijet alkoolike, ku një vit më parë gjatë dy orëve morën ndihmën e parë 70 persona, shumica vajza. Në rrugët e Tiranës këtë mesnatë përveç patrullave të policisë, do të ketë edhe dy autoambulanca me mjekë në gatishmëri. Një prej tyre do të qëndrojë në sheshin "Skenderbej", ndërsa tjetra përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për çdo urgjencë. Sepse ashtu siç thonë edhe vetë mjekët, jo aq shumë në forme shakaje, në krevatet e urgjencës përfundojnë ata që nuk pritet.

Free Traffic Exchange