Gjobat ilegale të policisë rrugore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edukim apo ndëshkim? Kjo është dilema që çdo shofer ka me policinë rrugore. Mos u çuditni nëse jeni gjobitur dhe ju nuk jeni në dijeni. Janë të shumtë ata drejtues automjeti që edhe pse nuk ndodhen në makine dhe mbi të gjitha nuk njoftohen, kanë rënë pre e ndëshkimeve. Raste të tilla janë kthyer në një shqetësim serioz për shumë shoferë. Për shumë emigrantë, perceptimi që ekziston për policinë rrugore është se kjo strukturë funksionon më së shumti si ndëshkuese, më shumë se sa edukuese apo orientuese e qytetarëve. Por, kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese teksa në rrugët tona mungon edhe sinjalistika rrugore, duke e lënë në dorë të policit nëse duhet të ndëshkojë ose jo. Sipas të dhënave, rastet më të shumta të gjobave pa njoftuar merren për parkim të gabuar, ose në rast se shoferi nuk i bindet urdhrit të policit për të ndaluar. E megjithatë, drejtues të policisë së shtetit pohojnë se masat administrative, në raport me një vit më parë janë në rënie. Por për të qenë më të sigurt, çdo shofer mund ta verifikojë sa gjoba ka, në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme, në rubrikën, kontroll për kundravajtjet rrugore. Duke plotësuar, me numrin e shasisë apo targën, ju mund të informoheni për gjendjen e makinës, në mënyrë që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme.

Free Traffic Exchange