Maratona e programit të Vizion Plus për Vitin e Ri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus është çdo ditë të vitit ekrani i familjes tuaj, ndaj edhe më 31 dhjetor nuk ka sesi të jetë ndryshe. Departamenti i Programacionit sjell kështu maratonën e transmetimeve enkas për ditën e fundit të vitit 2013 dhe festa tek ne nis në 7 pa 5 me Pranvera Borakajn dhe Nolian Lolen. Si gjithmonë në orën 10:05 minuta Lori dhe Erjoni ju presin në studion e "Dita Ime" ku personazhe vip, këngë dhe gatime speciale nga katër shefa kuzhine janë pjesë e menusë. Në orën 15:30 minuta festa vijon me NEXT, programin rinor në puntatën speciale të këtij fundviti ku muzika e mirë dhe tendencë përherë mbetet kryefjala. Menjëherë pas përshëndetjes së fundit të NEXT për këtë vit, "Vizioni i pasdites" pason festën në orën 17:00 për të vijuar gjithashtu me një program special deri ne orën 19:00. Mes dhjetëra surprizave, Anila na zbulon një prej tyre. Ngjarjet më të rëndësishme të politikës, kronikës, ekonomisë, sociales, sportit dhe kulturës përgjatë 2013-s janë përmbledhur në një minutazh special të përgatitur nga departamenti i Informacionit e që nis menjëherë pas edicionit kryesor të lajmeve, në orën 19:30 minuta. Nga lajmet tek ato alla By Pass, ku Agim Bajko dhe sfafi i show-t satirik sjell në orën 20:15 minuta gjithashtu një program të veçantë e me një përmbledhje të më të mirave të vitit. Në orën 21:30 minuta kur të gjithë do të jemi ulur pranë tryezave tona dhe njerëzve më të dashur, Vizion Plus ju propozon të qeshura pa fund me "Apartamenti 2014". Banorët e Apartamentit 2XL, me batutat e tyre unike dhe të ftuarit krejt të veçantë do ta presin ndërrimin e viteve ashtu siç i takon një feste të madhe. Humori, i cili do të zgjasë deri në orët e para të vitit 2014-të e që do të pasohet në mbrëmjen e datës 1 janar me të tjera batuta, ato që do të vijnë nga "Al Pazar" i Agron Llakajt. Më 1 Janar do të vijë si premierë edhe komedia muzikore "Fresk Fare" nën idenë e Leonard Bombajt, ndërkohë festës në ekranin tonë, nuk do t'i mungojnë as filmat prodhime të suksesshme, mjuzikelli "Lord of the Dance" si dhe koncerte të emrave të famshëm të muzikës botërore, mes të cilëve zeri i Majkell Buble. Vizion Plus mbetet ekrani i emocioneve të mëdha edhe në 2014-n