http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto radhë të gjata marrin fund dhe drejtuesit e automjeteve do të kursejnë më shumë kohë, nerva dhe para në rast se kolaudimi i makinës do të kryhet pranë servisit të koncesionarëve. Këta të fundit i kanë mundësitë që të ofrojnë këtë shërbim, në rast se qeveria vendos të liberalizojë tregun. Dhe ky fakt do të ofrohet pa luhatje në çmim, pasi kompanitë i kanë investimet gati. Një nga shkaqet e shumta të aksidenteve është edhe gjendja teknike e mjetit, ndaj liberalizimi i shërbimit të kolaudimit do të ndikonte pozitivisht në rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa koncesionarët do të ruanin emrin e markës që përfaqësojnë. Çdo fundviti, për shkak të neglizhencës, por edhe mungesës së investimeve nga kompania koncesionare, krijohen radhë të gjata kilometrike pranë pikës së kolaudimit të automjeteve. Këtë shërbim e ofron vetëm një kompani, e cila ofron një pikë të vetme për të kryer këtë shërbim. Ky fakt krijon radhë të gjata, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër por stimulojnë ryshfetet.