Tregu financiar po jep sinjalet e para të reagimit ndaj kërkesës së lartë të qeverisë për borxh. Pak ditë më parë, Ministria e Financave tentoi të marrë 40 milionë dollarë borxh me afat dyvjeçar në tregun e brendshëm. Por bankat dhe individët financuan më pak se gjysmën e kësaj shume.