http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
As ky fundviti nuk i ka shpëtuar asaj që është kthyer tashme në traditë, rritjes së çmimeve për fruta-perimet. Dhe meqenëse zakoni jonë është të bëjmë pazaret, momentet e fundit para ndërrimit të viteve edhe rritja është me të paktën 30 lekë të rinj çdo ditë që kalon. Por edhe brenda një tregu të shtrire në 200 metër, siç është ai i Don Boskos gjen tre çmime të ndryshme për të njëjtin artikull. Tregtaret që kane çmimet më të larta ja hedhin fajin pikave të shumicës, ndërsa të tjerët thonë që shesin më lirë pasi nuk abuzojnë. Rritja e çmimeve është pranuar edhe nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës. Por meqenëse të hënën është dita kur kjo rritje mund të jetë në kulmin e saj, është menduar për një zgjidhje tjetër. Një tjetër realitet vjen nga Qendrat Tregtare në Tirane. Në këtë periudhe jo vetëm që nuk ka rritje çmimesh, por disa artikuj i gjen edhe më të lirë se në tregjet anës rrugëve. Përveç fruta-perimeve ofertat janë edhe për produktet e bulmetit dhe mishit. Ndërsa ata që kane zgjedhur tregjet si alternative me të lirë, në fund i janë nënshtruar çmimeve abuzive të kësaj prag feste.