Viti i Ri, moti si në Australi, temperaturat, relativisht të larta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbase nuk do ta festojmë të veshur me rrobabanjo, por temperaturat e larta të këtyre ditëve të fundit të vitit 2013, na bëjnë të mendojmë për pamjet sesi festohet Vitit i Ri në Australinë e largët. Temperatura maksimale në kryeqytet këtë të dielë ka qene plot 17 gradë, ndërsa e ulëta jo më pak se 9 gradë celsius, shifra aspak të zakonshme për stinën e dimrit. Si një periudhe festive e me ditë pushimi, moti po favorizon kështu shëtitjet në natyrë dhe një atmosfere ndryshe, ku veshja e trashe tipike e ditëve të ftohta te dhjetorit zëvendësohet nga më të guximshmit. Madje edhe në qytetin bregdetar të Durrësit kjo e diele ku mbushur buzëdetin për shkak të motit me diell. Edhe e hëna dhe e marta, që përkon me ditën e fundit të vitit 2013 do të ruajnë po të njëjtat temperatura. Edhe pse me 30 dhe 31 dhjetor moti mund të jetë me vranësira, temperaturat minimale sipas sinoptikanëve nuk do të zbresin nën 10 grade celsius. Por me ardhjen e Vitit të Ri, 2014, temperaturat do të nisin të ulen, madje ditën e dyte, pra ne 2 Janar priten reshje shiu dhe temperatura në ulje.

Free Traffic Exchange