Buxheti & Paketa Fiskale, rrezohen amendimet e kërkuara nga PD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej më shumë se katër orësh Kuvendi i Shqipërisë ka nisur diskutimin nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2014. Në këtë seancë opozita ka filluar propozimin e amendameteve, të cilat numërohen të shkojnë në 39 dhe kërkojnë shfuqizime të ndryshme në 8 projektligje fiskale, si dhe propozime për buxhetin e vitit të ardhshëm. Propozimet e bëra deri tani janë hedhur poshtë me votim nga mazhoranca. Ish- ministri i financave Ridvan Bode i ka kërkuar qeverisë që të mbajë premtimet të cilat i ka të shkruara qartë në programin e saj dhe të tërhiqet nga varianti i rritjes së taksave për biznesin e madh dhe të mesëm. Ndërsa ministri i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj nuk i ka pranuar këto akuza. Duke iu përgjigjur deputetit Bode, ai tha së këtë barrë qeveria e ka marrë përsipër si pasojë e borxheve që ka lënë opozita. Parlamenti është shoqëruar me debate të ashpra edhe mes ish kryeministrit Berisha i cili propozoi që ministria e financave të mos rritë taksën e qarkullimit e cila do të rritë automatikisht jo vetëm çmimin e karburantit por dhe kostot për bizneset e tjera. Ndërsa Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri është përgjigjur se kostot do të rriten vetëm për sektorin e transportit. Ndërkaq PS dhe LSI ka gjetur një marrëveshje të përbashkët sa i përket propozimit që lëvizja socialiste për integrim bëri para disa ditësh që të mos ndryshojë tatimi mbi fitimin për sektorin e fasonëve. Shumë shpejt qeveria do të bëjë një tjetër paketë fiskale po këtë radhë lehtësuese për të stimuluar jo vetëm këtë biznes por dhe degë të tjera.