"Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë ju, pasi ju keni një kulturë të lartë me shumë përmbajtje e nuk mund ta jepni falas, ndaj duhet të merreni me të. Nëse Shqipëria po e diskuton tani këtë gjë, duhet t'i drejtohen zyrës së Komisionerit Barnier sepse po punon mbi këtë gjë e mund të jap shumë ndihmë. Njerëzit që i kanë këto kapacitete duan të fitojnë paratë e tyre, ndaj e drejta e autorit është mjaft e rëndësishme. Secili vend e ka një ligj për të drejtën e autorit, por ne jetojmë në një hapësirë pa kufij, e me internetin ka libra në versionin elektronik, e kështu me radhë, e na duhet të kemi një të drejtë autori të harmonizuar. Për këtë po punon dhe Komisioneri Barnier, por është mjaft e vështirë sepse e drejta e autorit përfshin shumë fusha të ndryshme. Nëse flasim për të drejtat e autorit mbi muzikën, mund të ndodh që gjatë një filmi dokumentar të dëgjosh shumë pak një muzikë shumë të ulët, e kjo mund të kushtojë gati 600 mijë euro, se për shans është në dokumentar. Ndaj mendoj se duhet të gjejmë një praktikë të përbashkët, e cila mund të funksionojë, por edhe që t'ua japim autorëve atë që duhet të fitojnë. Kjo është kultura jonë e nëse nuk paguhet përmbajtja, nuk mund ta kesh atë", deklaroi eurodeputetja Doris Pack.