Brigel Gjoka, një tjetër balerin i suksesshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Brigel Gjoka! Balerini i cili është larguar nga Shqipëria prej 10 vjetësh, është një tjetër emër shqiptar që po korr sukses në skenën e baletit ndërkombëtar. Mjafton të përmendet kompania e koreografit amerikan Ëilliam Forside, i njohur si njeriu që theu rregullat e baletit klasik, me të cilin Gjoka punon prej katër sezonesh, për të kuptuar rëndësinë e karrierës së balerinit. I ndodhur në Tiranë këto dite festash, ai i është rikthyer shkollës nga ku u formua, asaj të baletit, me një qëllim, kërkimit të talenteve të reja. Jo më larg se para një muaji, Brigel Gjoka iu bashkua në Romë grupit tjetër të balerinëve të njohur shqiptar, mes të cilëve edhe Kledi Kadiu e Ambeta Toromani. Një gala për 101-vjetorin e pavarësisë nga skena italiane ishte dhurata e talenteve shqiptare. Por njësoj si kolegët e tij, edhe Brigel Gjoka e ka një mesazh kur e pyet se cili është rregulli i suksesit të kaq shumë balerinëve shqiptarë në botë, dhe ai është vullneti për t'ia dalë  mbanë

Free Traffic Exchange