http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse Ben Afleck do ta dinte se sa të tjerë do ta imitonin në grabitjen e tij filmike, mbase do ta refuzonte rolin e babagjyshit hajdut. Skena e filmit hollivudian të vitit 2000 ku protagonistët të veshur si babagjyshë grabisin një kazino është kthyer në realitet! Psikologia Orjola Pampuri shprehet se grabitja e disa ditëve më parë në një qendër tregtare si dhe përsëritja e po të njëjtit krim edhe në Kosovë, është tregues i modeleve që imitohen. Adoleshentet janë grupi më i prekur nga modeli i imitimit, një fenomen i cili jo pak herë na ka shqetësuar. Sipas Pampurit "vetëvrasja" në jo pak raste është një tjetër përpjekje për të kopjuar një skenë të ngjashme. Rastet e grabitjeve, por edhe ato të arratisjeve spektakolare nga burgjet e Sigurisë së Lartë, mesa duket janë një tregues se imagjinata e regjisorëve nuk është shumë larg nga realiteti