Metode e re për legalizimet, grupet në terren, procesi falas - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Murshi Vorpsi përfaqëson një nga ata shumë pronare, që për të marrë pronën tij, jo vetëm ka shpenzuar shumë para por edhe shumë kohë në dyer të gjykatës. Ndërsa ky qytetar, që ka zaptuar një sipërfaqe prej 300 metra katror dhe ka ndërtuar banesën e tij pa leje, nuk ka nevojë të shpenzojë as para dhe as kohë. E nëse pronari duhet t'ja dali vetë për zot të marri pronën e tij, ai që ka ndërtuar pa leje do të ndihmohet nga qeveria, kjo e fundit ka vendosur se nuk do të jetë qytetari ai që do të plotësoje dosjen, me qellim legalizimin e pronës dhe ndërtimit informal që ka kryer, por grupe pune të drejtorisë se legalizimit do të zbresin në terren me qellim realizimin e këtij procesi. Ministrja e Zhvillimit Urban gjatë një takimi me krerët e legalizimeve të rretheve sqaroi atë që quhet legalizim falas. Nga ana tjetër, qeveria ka në plan që të ndryshoje disa aspekte kryesore, ne ligjin e legalizimeve, e konkretisht do të rishikojë vlerën e tokës. Në total janë 300 mijë ndërtime pa leje, që do të thotë 300 mijë familje që presin të legalizohen. Në tetë vitet e fundit vetëm 10 mijë persona që kane ndërtuar pa leje janë zyrtarizuar si pronare, ndërsa 20 mijë të tjerë kanë në dore një leje legalizimi.

Free Traffic Exchange