Presidenti Nishani uron fëmijët për festa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Nishani ka zgjedhur të urojë në rezidencën e tij fëmijët për këtë fundvit. Fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës dhe ato të pavionit onkologjik që vuajnë nga sëmundje të gjakut kane pasur një ditë të veçante në ambientet e rezidencës Nishani. Sara Gjoni është vajza 8-vjeçare që, vuan nga leucemia duke i kaluar ditët e saj në spital, dhe e kufizuar për të pritur ditët e fundvitit me harenë që i karakterizon fëmijët kur bëhet fjalë për entuziazmin që këto ditë festash sjellin. Ne fjalën e mbajtur Zonja Nishani bëri thirrje për më shume përkujdesje për këto target grupe, e për me shume ngrohtësi në këto dite të fund dhjetorit. Duke uruar gjithashtu të gjithë fëmijët e tjerë për Vitin e Ri. Në kuadër të festave të fundvitit vetëm disa ditë më parë u organizua edhe një mbrëmje bamirësie për këto fëmije, për t'u sensibilizuar e për t'i dhuruar më shume ngrohtësi këtyre.

Free Traffic Exchange