Tradita e Krishtlindjes në familjen Paluca - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krishtlindja është një ndër festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë, ndaj edhe për familjen Paluca 25 dhjetori është një ditë lutjesh e gëzimi. Familja, e cila jeton në Kamze prej vitesh, e me origjinë nga rrethi i Pukës, i nis përgatitjet që një ditë më parë dhe simboli kryesor është realizimi i skenës së lindjes së Krishtit në Betlhem në hyrje të shtëpisë së tyre. Nusja e re e familjes, Manjola i është përshtatur kështu traditës duke e marrë këtë detyrë. Përballë kësaj tradite të re në familjen Paluca, qëndron edhe e vjetra si për të përligjur gërshetimin e historisë së feve tek të gjithë ne shqiptarë.  Kreu i familjes, Gega na tregon se si në oborrin e pasme të shtëpisë, ka krijuar këtë simbol që duket se ka rrënjë pagane. Një rreth i bërë me kashtë e në mes kryqi! Pas meshës së mbrëmjes dhe asaj të mëngjesit, në datën 25, dreka është moment i rëndësishëm, e sidomos këtë vit, pasi Palucave iu është shtuar në tryezë vogëlushja vetëm 5-muajshe Kamila. Por si çdo tradite, edhe ajo gastronomike duhet respektuar. Ndaj vajza e shtëpisë, Ivana tregon recetat e trashëguara nga gratë e familjes nder vite. E si një ditë, ku dashuria nuk duhet të mungojë jo vetëm në familje, Krishtlindja në fund të fundit, si çdo festë tjetër fetare, e ka një mesazh dhe Gega na i mëson të gjithëve atë.

Free Traffic Exchange