Vijojnë kërkimet për grabitësit babagjyshë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e kryeqytetit dhe forcat Renea kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme kërkimet për kapjen e katër personave, të cilët të veshur si babagjyshë grabiten mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare një argjendari në një qendër tregtare. Por, burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se kapja e tyre është mjaft e vështirë për shkak të terrenit, por edhe zonës së Surrelit dhe Lanabregasit ku janë shtrirë kërkimet, e cila sipas hetuesve është mjaft e gjerë. Sipas policisë, zona ka mjaft tunele ushtrie,  të cilat kanë dalje në vende të ndryshme ndërsa autorët dyshohet se kanë shfrytëzuar pikërisht këto dalje për të humbur gjurmët. Në orët e para të ditës vetëm pak kilometra larg qendrës tregtare ku ndodhi grabitja, policia ka gjetur dy automatike kallashnikov, një palë xhinse dhe një bluzë, të cilat dyshohet të jenë të autoreve. Ato ishin hedhur në një kosh mbeturinash pranë zonës së Sanatoriumit në Sauk të Tiranës. Policia ka dërguar provat në laboratorin e Kriminalistikes ku po analizohen për të gjetur ndonjë gjurme gishtërinjsh, e cila mund të çojë në identifikimin e agresorëve. Deri në këto momente nga blutë e kryeqytetit janë shoqëruar 14 persona, të cilët kanë dhënë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes. Burime pranë policisë bëjnë me dije se bizhuteritë e vjedhura kapin vlerën e 200 mijë eurove ndërsa grabitja ndodhi në më pak minuta. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se argjendaria nuk figuron të jetë e siguruar për grabitje. Sipas policisë,  dyshohet se grabitësit i priste jashtë qendrës tregtare një tjetër person me makinë ndërsa pas largimit, autorët i vunë flaken automjetit në zonën e Lanabregasit.

Free Traffic Exchange