Bie konsumi i mallrave - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-24 1

Importi i mallrave dhe produkteve u ul me 5 për qind për 11 mujorin duke konfirmuar rënien e konsumit të brendshëm. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se deri në fund të nëntorit, Shqipëria importoi rreth 457.3 miliardë lekë të mira materiale ose rreth 24 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.