Jetimet në Korçë kërkojnë... ngrohje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditët e fundvitit, politikanë, përfaqësues institucionesh, biznesmenë, por dhe qytetarë të zakonshëm sjellin dhurata të ndryshme për njerëzit në nevojë, por askush prej tyre nuk interesohet realisht për nevojat që ata kanë. Kështu po ndodh edhe këtë vit në shtëpinë e fëmijës "Lulet e Vogla"" në qytetin e Korçës, ku dhuratat për këta vogëlushë plotësojnë dëshirat e tyre momentale, por nuk janë as zgjidhje momentale për nevojat e tyre. Klementina Gjeçka, drejtoreshë e këtij institucioni falënderon këdo që sjell dhurata për fëmijët këto ditë dhe gjatë gjithë vitit, por shton se nëse dhuruesit do të kërkonin të dinin më parë shqetësimet e kësaj qendre, dhuratat nuk do të ishin kukulla dhe mitraloza, por diçka krejt tjetër. Në shtëpinë e fëmijës në Korçë, janë më shumë se 20 fëmijë jetim të moshave nga 0 deri 6 vjeç, të cilët në këto ditë të ftohta dimri përballen me temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes. Ndoshta babagjyshi u ka ngrohur atyre zemrat për pak minuta, por as ai nuk u ka sjellë dhuratën e nevojshme, naftën për të vënë në punë sistemin ngrohës në këtë strehës

Free Traffic Exchange