http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa orësh Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën maratonë për diskutimin e projekt-buxhetit të vitit 2014, si dhe paketës fiskale. Duke prezantuar dokumentin financiar, kryeministri Rama e konsideroi atë si buxhetin e rimëkëmbjes ekonomike. Sipas tij, ky projekt ofron drejtësi në pagesën e detyrimeve, si dhe një ndarje me të drejtë barrës fiskale mes individit dhe biznesit. Nga ana tjetër, sipas Ramës biznesi i madh do të paguajë më shumë taksa, por ai nuk do të paguajë ryshfet nën dorë për zyrtarët sikundër ka bërë më sot. Por ish-kryeministri Sali Berisha, në emër të partisë Demokratike ka denoncuar këtë projekt duke e konsideruar atë si buxhetin e varfërisë. Mes Ramës dhe Berishës nuk munguan batutat lidhur me buxhetin.