Ura e Tapizës drejt shembjes, dëmtimet nga marrja e inerteve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ura e Tapizes e cila lidh Tiranën me veriun e Shqipërisë, Kosovën edhe më gjëre është shumë pranë shëmbjes. Marrja e inerteve afër saj ka arritur të gërryeje këmbët e urës deri në dy metër lartësi, duke i shkaktuar spostime deri ne 20 cm. Specialistë të ndërtimit, thonë se gjendja e urës nga ana teknike është tepër e rrezikshme. Ata shpjegojnë se nga njëra anë është shfrytëzimi i inerteve dhe nga ana tjetër ngushtimi i shtratit të lumit nga hedhja e tyre për të përfituar sipërfaqe toke nga persona të ndryshëm. Kurse kryetari i komunës Nikel, Rrahman Rraja, thotë se edhe nga ana teknike, gjëndja e urës është tepër e rrezikshme. Afati për çmontimin e lavatriçeve të zhavorrit pranë urës, gjithashtu ka kaluar, por ato ende gjenden aty.

Free Traffic Exchange