Radhë të gjata te kolaudimi i makinave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
" Kjo është një ditë e zakonshme këtu në Prezë, pikërisht në vendin ku bëhet edhe kontrolli teknik i automjeteve. Shoferëve iu duhet që të presin me orë të tëra që të bëjnë kolaudimin e makinave. Ky është edhe një nga rastet tipik kur një shërbim e merr në dorë privati për ta përmirësuar atë, por në fakt ndodh e kundërta. Ky është një nga rastet kur çmimi i shërbimit rritet por nuk përmirësohet shërbimi". Jo vetëm në ditët e fundit të vitit, dhe jo vetëm në 2013-ën kemi parë radhë të tilla ku drejtuesve iu duhet që të lenë çdo lloj pune për të bërë kontrollin teknik të mjetit. E nëse para disa vitesh të duhej shumë pak për të marrë këtë shërbim, tashmë që kolaudimi bëhet nga një koncesionar duhen mesatarisht 4 orë. Drejtuesit e kësaj qendre, edhe pse jashtë kamerave thonë është fluksi i shtuar në ditët e fundit të vitit, pasi që të gjithë kërkojnë që të paguajnë taksat për vitin e ardhshëm, por qytetarë të tjerë që presin në radhë thonë që kjo situatë është në çdo kohë. "E nëse çmimi i naftës vijon të rritet sa të sigurte jemi ne që e marrim atë në sasinë dhe cilësinë e duhur, e nëse taksat dhe kosto e jetesës sa vjen dhe rritet a do të thotë kjo se jetojmë me standarde më të mira se më parë?" Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve iu dha me koncesion në vitin 2010 kompanisë zvicerane "SGS Societe Generale", ndërsa që atëherë dhe deri tani çmimi që qytetarët paguajnë për këtë shërbim ka shkuar nga 1200 në 1940 lekë. Vetë kompania për të dhënë një sqarim publik që të shpjegojë çështjen se si menaxhon punën dhe si do të zgjidhet problemi radhëve të gjata kërkon të marrë një autorizim te qendra e saj në Zvicër.

Free Traffic Exchange