http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketa fiskale qe parashikon rritjen e disa taksave për produktet e konsumit të përditshëm nuk ka hyrë ende në fuqi, por tregtarët nga ana e tyre kane nxituar te rrisin vetë çmimet në mënyrë abuzive. Gjëja e parë që mund të konstatohet nga të gjithë është rritja e çmimit të naftës dhe benzinës. Edhe pse në propozimet e qeverisë rritja e taksës së qarkullimit për këto dy prdukte pritet të hyjë në fuqi në datën 1 janar, kjo nuk ka qenë një pengesë që tregtarët e karburanteve të rritin çmimin që në dhjetor. "Edhe pse në bursën ndërkombëtare një fuçi naftë kushton më pak, në kryeqytet ka ndodhur e kundërta. Çmimi i një litri benzinë po i afrohet vlerës së 200 lekëve ndërsa një litër naftë tregtohet mesatarisht me 190 lekë, duke shënuar një tjetër rekord për këtë vit. " Ndërsa shoqata e hidrokarbureve nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë, me gjithë rritjen 10 lekë të taksës së qarkullimit në janar, çmimi i naftës pritet të kalojë edhe vlerën 200 lek. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimin e cigareve, të cilat janë rritur nga 20 lekë për çdo lloj pakete. Kjo gjë në fakt pranohet edhe nga vetë shitësit. Rritja e çmimeve është bërë për të gjitha llojet e mallrave për të cilat pritet rritja e akcizës apo taksës së qarkullimit. Pra nëse taksa e qarkullimit do të rritet 10 lekë, me dhjetë lek është rritur edhe çmimi i naftës. E nëse akciza për duhanin do të rritet me 20 lek për paketë, kjo vlerë i shtuar që tani. I vetmi treg që nuk ka pësuar këto ndryshime është ai i alkoolit dhe birrës, kjo për shkak se një pjesë të mirë të tregut e ka prodhimi vendas. Por me gjithë rritjen e çmimeve a do të ndikojë kjo në rënien e konsumit për këto produkte?