Devijimi i lumit Radikë, vendoret: Mos e lejoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pushteti lokal i Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe, i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare dhe asaj Maqedonase të anulojnë projektin për devijimin e Lumit Radikë. Kreu i Këshillit Bashkiak të Peshkopisë dhe ai i Këshillit të Komunës së Dibrës së Madhe, tregojnë për Vizion Plus se zhvendosja e lumit do të shkatërronte bujqësinë e të dy vendeve kufitare. Pak ditë më parë banorë të Dibrës së Madhe kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë qeverise maqedonase të anulojë vendimin për devijimin e lumit Radikë. Qeveria e Maqedonisë ka vendosur ndërtimin e një hidrocentrali në fushën e Lukovës i cili do të grumbulloje ujërat e te gjitha burimeve në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni. Devijimi i rrjedhës së lumit Radikë jo vetëm do të rrezikojë tharjen e tokave bujqësore por do të dëmtojë edhe energjetikën shqiptare. Aktualisht ujërat e Radikës derdhen në Kaskadën e Drinit ndërsa me devijimin e lumit, uji do të shkoje për hidrocentralin Lukovës në Maqedoni. Deri tani banoret dhe pushteti lokal i dy shteteve fqinje janë të vetmit që kane reaguar për këtë çështje. Ndërsa qeveria maqedonase dhe ajo shqiptare ende nuk kane një qëndrim ndaj këtij vendimi.