http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria do të kontraktojë një kompani të huaj, e cila do të merret me verifikimin e të gjitha punimeve që ndërtuesit kanë kryer në veprat publike. Më pas kompanitë do të marrin paratë që u takojnë. Ministri i Punëve Publike, Edmond Haxhinasto, në një intervistë për Vizion Plus deklaron se një nismë e tillë merret për të shmangur çdo keqkuptim mes pretendimeve të kompanive edhe interesit të buxhetit të shtetit, ndërsa do të jetë një vendim i qeverisë lidhur me përzgjedhjen e saj. Por, 2014-ta do të jetë një vit ku investimet do të përqendrohen mes financimeve të huaja si dhe koncesioneve. Sipas ministrit, dy do të jenë koncesionet kryesore; Rruga e Arbrit dhe mirëmbajtja e Kukës-Morinë. Nga ana tjetër, investimet do të përqendrohen kryesisht në financimin e atyre segmenteve që ende nuk kanë përfunduar.