Gastronomia e duhur për festa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çfarë ushqimesh ju vijnë në mendje kur themi festa?! Me siguri produktet e mishit dhe ëmbëlsirat! Ndaj kur vjen puna tek festat e fundivitit edhe tavolina e mbrëmjeve duhet të ketë gatimet e duhura. Këto produkte, janë ndër më të shiturit në Itali në këtë vigjilje Krishtlindjesh, ndaj jo më kot "Panetone" dhe "Pandoro" janë simbol europian i ndërrimit të viteve. Megjithatë ne shqiptaret njësoj siç i përkrahim shpejt produktet e reja, jemi edhe tradicionalë në zgjedhjet tona. Shumë pak nga ne, mund ta harrojnë në këto festa bakllavanë, por mundimi për ta realizuar është i madh, ndaj po aq të mirë si nga duart e gjyshes një produkt i tillë sot blihet dhe i gatshëm. Por, krahas djathërave apo mezeve të ngjashme nuk ka sesi tavolinës t'i mungojë mbreti i festës, gjeli i detit. Një produkt kaq i dashur me të cilin madje mund ta shndërrosh në festë çdo ditë. Pijet dhe kryesisht vera, janë elementi më i rëndësishëm për të shoqëruar çdo tavolinë festive ndaj jo më kot mes një liste prej 700 llojesh të këtyre të Conda Iper, vështirësia për të zgjedhur është e madhe. Megjithatë, ky ambient plot 5 mijë metra katror, ka menduar edhe për ata që i duan nga pak të gjitha dhe nuk dinë ende se cfarë dhuratash të paketojnë! Zgjidhja: këto shporta me produkte marke dhe simboli i festave.

Free Traffic Exchange