Mediu për ankesat e ish-pronarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Pronareve shpreh shqetësimin se me buxhetin e 2014, qeveria nuk po i  vjen në ndihmë kësaj shtrese, pasi fondet e parashikuara janë minimale. Sipas pronarëve, qeveria po bën regres në këtë drejtim, pasi nuk ka përfshirë në buxhet kostot nga vendimet e gjykatës së Strasburgut. Por nga ana tjetër, fondi i parashikuar nga buxheti është e vetëm 3 milionë dollarë, ndërsa 13 milionë të tjera parashikohen të ardhura nga legalizimet. Në një takim me kryetarin e partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i kësaj partie akuzoi qeverinë për mungesë vizioni në zgjidhjet e çështjeve të pronësisë. Ndërsa tha se do t'i drejtohet Brukselit për të asistuar në zgjidhjen e ngërçit të pronave. Qeveria ka premtuar legalizime falas për ata që kanë ndërtuar pa leje, por ende nuk ka një skemë të qartë se si do të veprohet për pronarët e tokës, si dhe ku do të gjenden paratë për kompensimin e tyre.