Protestë kundër buxhetit dhe taksave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë dalë në proteste në sheshin para piramidës kundër buxhetit dhe paketës së re fiskale. Ata kanë kundërshtuar rritjen e taksave, e cila sipas tyre do të sjellë rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës, duke paralajmëruar se tubime do të ketë serish edhe në 28 dhjetor kur të miratohet nen për nen buxheti për vitin e ardhshëm. Në protestën kundër buxhetit të qeverisë Rama munguan përfaqësuesit e partisë Demokratike edhe pse ish-kryetari i PD-së Sali Berisha apo edhe kryetari Lulzim Basha u kishin bëre thirrje qytetarëve për t'u tubuar para kryeministrisë. Vetë Basha ka sqaruar se opozita e mbështet reagimin e qytetarëve. Lideri i opozitës ka komentuar edhe arrestimin e kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu duke kërkuar që procesi ndaj tij të zhvillohet sipas ligjit ndërsa ka deklaruar se po e monitoron këtë proces.