http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shprehje thotë se për festat e fundvitit, të gjitha rrugët të çojne në shtëpi! Por, atmosfera që ka marrë kryeqyteti këto ditë është e duhura për të qëndruar jashtë mureve të shtëpisë. Rruga pedonale në qendër të Tiranës, është ndër ambientet më të frekuentuara për këdo që jo vetëm gjatë orëve të pasdites, por edhe atyre të paradites dëshiron të bejë pazarin e aksesoreve festiv e të pijë diçka jashtë ambienteve të mbyllura të lokaleve. Pas "Pedonales", pema e madhe e vitit te ri, në qendër të Tiranës është një tjetër zonë e preferuar nga te gjitha grupmoshat, e bashkë me të, pak më sipër edhe pista e improvizuar e patinazhit. Por, qëndrat tregtare në këto dite festash janë gjithashtu një alternative mjaft e zgjedhur për orët e lira, sidomos nga familjaret. Silvana Nikolla, menaxhere e "Kristal Center" tregon se gjate këtyre ditëve ofertat në dyqane dhe lojërat e ndryshme për fëmijë, kane bërë që ambienti të jetë i preferuar. Ndaj nëse shpirtin festiv nuk e keni në zemër gjatë këtyre ditëve, atëherë mos prisni as dhurata nën pemë!