Jo pak keqtrajtim i ishin bërë palës kosovare gjatë përpjekjeve për të zbuluar varrin masiv në Rashkë të Serbisë. Fillimisht pala serbe i kishte mohuar krejtësisht dyshimet dhe vetëm pas sjelljeve të imazheve satelitore të periudhës së luftës, shteti serb u detyrua që të lejojë gërmimet në zonen që sot është e mbuluar me beton e objekte të tjera.