Berisha, akuza kundër FMN-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuza të renda ka lëshuar ish-kryeministri Sali Berisha për Fondin Monetar Ndërkombëtar, tashmë partnere e qeverisë në hartimin e buxhetit të ardhshëm. Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël dhe fason, Berisha e etiketoi Fondin dëshmitar të rremë, duke kërkuar ikjen e ekipit nga Shqipëria. Biznesi i vogël është shprehur kundër rritjes së çdo akcize, sidomos asaj të naftës. Sipas shoqatës së tyre, kjo do të shkaktonte një zinxhir rritjesh çmimesh për shumicën e artikujve. Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një llogaritje të taksave që sipas tij do të rriten për biznesin.  Opozita ka nisur prej disa ditësh takime të tilla me biznesin, duke paralajmëruar votën kundër të saj në miratimin e buxhetit pas një jave.