Ceremoni private për Fatos Selën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ëndrra e Ismail Qemalit", drama që u përzgjodh nga Teatri Kombëtar për 100-vjetorin e Pavarësisë, ishte shfaqja e fundit për Fatos Selen. Me petkun e babait të shtetit, Ismail Qemalit, Sela e mbylli kështu karrierën e tij të gjatë, në teatër e kinema, të nisur që në vitin 1975. Spiro Duni, regjisori i fundit që bashkëpunoi me aktorin 65-vjeçar, tregon se si modestia e Selës u përcoll edhe në amanetin që ai kishte lënë, se nuk donte një ceremoni zyrtare, për një largim privat. Edhe Bujar Asqeriu koleg prej vitesh, por edhe i fundit në skenë me të, po në dramën "Ëndrra e Ismail Qemalit", tregon se për Asqeriun humbi një nga aktorët themelues të periudhës së artë të teatrit të Fierit. Fatos Sela u nda nga jeta, pas një sëmundje të rënde, mbrëmjen e të mërkurës. Aktori punoi në Teatrin e Fierit deri në vitin 1995 e më pas në Teatrin Kombetar, ku rolet tek "Xhaxha Vanja", "Portreti i Dorian Grei" apo "Pamje nga Ura" ishin ndër më të spikaturit.

Free Traffic Exchange