http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsumimi i një molle në ditë ju shpëton nga vdekja. Kjo është hipoteza e një grupi studiuesish të Universitetit të Oksfordit në Britani. Sipas tyre, nëse të gjithë njerëzit mbi moshën 50-vjeçare konsumojnë një mollë në ditë, shmangen tetë mijë e 500 vdekje në vit, që shkaktohen nga ataku kardiak dhe nga hemoragjitë cerebrale. Studiuesit thonë se, molla do të jepte efektin pozitiv të ngjashëm me barnën statina. Por në dallim nga ajo, ky frut nuk ka efekte anësore. Megjithatë kjo hipoteze mbetet ende për t'u verifikuar nga një studim i mirëfillte shkencor. Studiuesit ngrenë alarmin kur thonë se, më shumë se dy e treta e të rriturve, nuk konsumojnë racionet e këshilluara të frutave dhe perimeve në ditë. Kjo bën që ata të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet.