http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse një mësuesi me 10 vite pune dhe me një pagë mesatare 56 mijë lekë të rinj, i mbahen çdo muaj 560 leke nga taksa e sheshte, me taksimin progresiv ai do të paguajë 320 leke. Thënë ndryshe, 39 mijë arsimtarë në të gjithë vendin do të kursejnë çdo muaj nga taksa progresive 1200 lekë të rinj ose 13 mijë lekë të rinj në vit. Kjo përllogaritje e nxjerrë nga ekspertët e ministrisë së Arsimit ka shkaktuar debate në komisionin e Edukimit, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2014. Viti i ri buxhetor për ministrinë e Arsimit do të nisë me shlyerjen e borxheve të papaguara që sipas ministres Nikolla kapin shifrën e 2.55 miliardë lekëve. Ndërsa rreth 150 shkolla në kushte emergjence janë planifikuar për rikonstruksion. Ashtu si çdo vit, edhe në 2014 arsimi parauniversitar do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të ministrisë, 85%. Një nga reformat që pritet të nisë ndërmerret është ajo e mësuesve dhe emërimeve politike, por ministrja Nikolla nuk deklaroi numrin e arsimtarëve që do preken nga shkurtimet. Arsimit të larte do t'i akordohet 13% e buxhetit të ministrisë ndërsa 0.4% fondit të ekselencës. Ndërkohë, procesi më i rëndësishëm, ai i akreditimit dhe rankimit të universiteteve, që do të kryhet nga një kompani britanike, do të financohet nga donatorët e huaj. Më pas ministria do të përcaktojë mënyrën e financimit të shkollave të larta publike dhe private. Pas kërkesës së stafit të pedagogeve për mbylljen e universitetit të Mjekësisë, ministria po shqyrton mundësinë e rikthimit në fakultet, ashtu siç ka qene. Ne projekt-buxhetin e ri, qeveria i ka akorduar arsimit 40.1 miliardë lekë ose 3.5% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, sporti që i është bashkuar dikasterit të arsimit do të marrë po aq sa dhe fondi i ekselencës 0.4% të buxhetit.