Pirja e duhanit në lokale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe vete ata që e hartuan shtatë vjet më parë ligjin antiduhan, nuk e besojnë më nëse hyjnë në lokalet e Tiranës. Vështirë se gjen një bar ku nuk të lejojnë të tymosësh. Është folur shpesh për mungese të kulturës qytetare në zbatimin e ligjit që ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike. Por rasti i një zotërie emigrant prej vitesh në Itali, vërteton shprehjen, sipas vendit dhe kuvendi. Për joduhanpiresit konsumimi i një kafeje në një ambient pa re tymi, është një sfidë më vete. Por për ata që kane fëmijë të vegjël gjetja e një ambienti të tillë është më shume një mision. Ja pse shume prej tyre ju drejtohen qendrave tregtare. Në vende të tilla gjen në më të shumtën e rasteve, familjarë me fëmijë edhe të porsalindur, pa ju druajtur faktit se mushkëritë e tyre mund të ndoten nga tymi i duhanit. Që prej vitit 2006 Shqipëria ka një ligj të mirë dhe të fortë në letra kundër pirjes së duhanit në vende publike. Por ka gjithashtu edhe një arsye pse ai nuk zbret asnjëherë në terren. Në të gjithë vendin ka 300 inspektore që duhet të monitorojnë lokalet për mos pirje duhani. Gjoba nëse kapet një i tille shkon ne 50 mije lekë të rinj, por ajo lëshohet në periudha fushatash mediatike dhe nuk është vjelë pothuajse asnjëherë. Ndaj duhani vijon të konsumohet normalisht edhe në vënde të tilla si spitali, ku disa muaj më parë ra zjarr nga një bisht cigareje i pafikur mirë.

Free Traffic Exchange